Lajmet

Lajmet

This is some text inside of a div block.

Nxënësja Jusra Hysenaj zë vendin e tretë në një konkurs të nivelit qytetarMe ese-në e saj me temë “Nëntor në qytetin tim”, Jusra Hysenaj, nxënëse e shkollës “Hafiz Ali Podgorica”, u vlerësua me vendin e tretë në konkursin letrar të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës.

Konkursi kishte për qëllim të frymëzonte nxënësit të reflektojnë për vlerat historike dhe kulturore të muajit Nëntor në vendin tonë. Me një qasje të ndjeshme dhe të mirëstrukturuar, eseja e Jusras spikati për origjinalitetin dhe mënyrën e përshkrimit emocional të përjetimeve të saj në qytet gjatë festave të nëntorit.

Përveç arritjes personale, Jusra përfaqësoi me dinjitet shkollën tonë në një kompeticion me pjesëmarrje të gjerë nga shkolla të ndryshme të qytetit. Ky është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe talentit që kultivohet në ambientin tonë mësimor.